Pavarësia, Jahjaga pret trupin diplomatik

18/02/2015 00:00

Shumë sfida, punë suksese e gabime, e përcollën shtetin e Kosovës që nga formimi i tij, ka thënë Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Dje në mbrëmje për nder të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Jahjaga priti korin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Jahjaga tha se me formimin e shtetit të Kosovës është kthyer një faqe e re e historisë.

Ajo tha se u realizua kauza shekullore për një jetë të dinjitetshme. Në fjalimin e saj, Jahjaga kujton edhe kohën kur kanë qenë të dëshpëruar, të izoluar e të pashpresë. Sipas saj, Kosova nuk është ende ajo që kanë shpresuar dhe dëshiruar.

Kryetarja e shtetit tha se janë zotuar që vendin ta bëjnë një Republikë të qytetarëve të barabartë. Ajo tha se janë zotuar që dashuria që kanë për Kosovën, do të jetë udhërrëfyes për të gjitha veprimet e tyre.

Top Channel