Grabitja e bankës, arrest shtëpie për shefin e sigurisë

18/02/2015 00:00

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për shefin e sigurisë së bankës së nivelit të dytë që u grabit disa ditë më parë.

Qiriako Taçe dhe Robert Fetahu u arrestuan dy ditë më parë për shpërdorim detyre gjatë grabitjes së makinës që transportonte paratë.

Taçe mban pozicionin e shefit të sigurisë së bankës, ndërkohë që Robert Fetahu ishte pjesë e grupit shoqërues të vlerës monetare.

Mesditën e 13 shkurtit, tre persona të armatosur në hyrjen e pasme të filialiT bankës pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, grabitën automjetin që duhet të depozitonte një shumë parash në bankë.

Automjeti i bankës u gjet i braktisur në dalje te kryeqytetit, ndërsa  sasia e parave që dyshohet të jetë grabitur rreth 10 milionë lekë.

Top Channel