Rusia drejt aneksimit edhe të Osetisë së Jugut

18/02/2015 00:00

Në 18 shkurt, Rusia dhe Osetia e Jugut duan të nënshkruajnë një
marrëveshje për kufinj të përbashkët shteterore. Atë që Gjeorgjia e
konsideron “aneksim”, Moska e perkufizon si “aleance”.

Leonid Tibilov, presidenti i Republikes se vogel qe nuk ka marre njohje nderkombetare, sqaroi se brenda nje kohe te shkurter do te firmoset edhe ujdia per bashkëpunim e integrim. Projektligji i Osetise eshte paraqitur ne Moske prej disa ditesh dhe ne formen e tij aktuale permban marrëveshjen për politikën e jashtme të përbashkët, mbrojtjen e hapësirës së përbashkët dhe lehtësimin e kontrolleve kufitare deri në heqjen e tyre.

Përveç kësaj për banorët e rajonit te varfer do të bëhet më e lehtë marrja e pasaportave ruse. Raporte ne media te ndryshme e pershkruajne Osetine e Jugut si “Krimene e re”. Aneksimi i gadishullit ukrainas marsin e 2014-tes pati jehone ne mbare boten, duke sjelle ne mendje perplasjet e luftes se ftohte.

Megjithate, vetem disa qindra kilometra larg saj, eshte ne zhvillim e siper nje proces ligjor qe mund te perfundoje me aneksimin e nje tjeter rajoni te federates ruse. Ne ndryshim nga traktati i firmosur mes Moskes dhe Abkhazise ne fund te vitit te kaluar, i cili u rihartua disa here, drafti i paktit me Osetine Jugore perfshin transferimin e nje pjese gjigande te pergjegjesive te sovranitetit nga autoritetet de fakto ne kryeqytetin  Tskhinvali tek federata ruse. Nje kalim i tille pushteti, sipas eksperteve, eshte kaq i gjere sa efektivisht, sinjalizon fundin e Osetise se Jugut si entitet i pavarur. Ne Rusi, ky zhvillim komentohet ndryshe. Moska thote se perveç saj askush tjeter nuk eshte i t’i ofroje rajonit ndihmë financiare, e sidomos Gjeorgjia qe nuk ka dhene asgje.

Top Channel