HSCB nën hetim për pastrim parash

18/02/2015 00:00

Policia zvicerane ka bastisur zyrat e filialit të Bankës Britanike HSBC
në Gjenevë në vazhdën e hetimeve mbi akuzat për pastrim parash.

Prokuroret pohuan se jane duke hetuar mbi HSBC Private Bank (Suisse) dhe persona te dyshuar si te perfshire ne skandal, por pa e bere publik identitetin e tyre.

Javen e kaluar, shefi ekzekutiv i bankes Franco Morra deklaroi se do t`i mbyllte llogarite e te gjithe klienteve qe nuk permbushin standartet e larta te institucionit qe ai drejton.

Morra shtoi se informacionet mbi praktikat historike te biznesit ishin nje kujtese e faktit qe modeli i vjeter i veprimeve bankare private ne zvicer, nuk eshte me i pranueshem.
 
Azi, festohet viti i deles

Në mbare Azine kane nisur kremtimet per vitin e ri henor. Hyrjen ne vitin e dhise e festojne miliona vete ne Kine, Tajëan, Singapor e Malajzi. Levizjet masive te kinezeve qe kete feste e kalojne prane familjeve, konsiderohen si emigrimi me i madh i pervitshem njerezor ne mbare boten. Nga pohimet e medias shteterore kineze, pergjate periudhes festive 40 ditore llogaritet te behen rreth 3 miliarde udhetime pasagjeresh me avione, trena e makina.

Festivali i njohur ne vietnam si  Tet dhe ne korene e jugut si Seollal, eshte tradicionalisht nje kohe per t’u kaluar me familjen.

Washingtoni paralizohet nga dëbora

Washingtoni u zgjua te marten ne bardhësi të plotë, pas një nate me reshje bore që mberriti trashesine 15 centimetra. Shkollat, bizneset dhe zyrat qeveritare u mbyllen e ne qytet mbreteroi qetësia, e trazuar vetem vetëm nga makinat dhe ekipet e pastrimit të borës, që punojnë pa pushim për hapjen e rrugëve dhe trotuareve.

Prej ditësh zona e ëashingtonit ka patur temperatura nën zero dhe i ftohti pritet të shtohet, duke arritur gjate javes deri në -18 gradë celsius gjatë javës.

Studitë e borës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë veç brigjeve verilindore të Shteteve të Bashkuara, edhe pjesën qendrore të vendit dhe disa zona në jug, duke komplikuar jetën e rreth 50 milionë personave.

Top Channel