Alban Skënderaj, sukses në Gjakovë

18/02/2015 00:00

Qytetarët e Gjakovës festuan Ditën e Pavarësisë nën tingujt e këngëve të
këngëtarit Alban Skenderaj. “Tingujt e Ditarit Tim” , një koncert me 
partner mediatik ka Top Channel, Digitalb dhe Top Albania Radio, krijoi
në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë një atmosferë të rrallë. 

Para secilës këngë Alban Skenderaj, ndau pjesë të rëndësishme të jetës me publikun, duke treguar momentin e krijimit të tyre. Adhurues të shumtë që kishin mbushur sallën, pas koncertit u shprehen të lumtur që iu mundësua Ditën e Pavarësisë ta kalonin në tingujt e këngëtarit të preferuar të tyre.

Edhe vetë Albani tha se ndihej i nderuar që interpretoi në këtë datë të shënuar, në qytetitn e traditës, duke e vlerësuar si një ndër eksperiencat më të mira në karrierën e tij.

Koncerti qe organizohet dy nete me rradhë,  është mbështetur edhe nga Komuna e Gjakovës, ndërsa mes spekatorëve ishte dhe kryetarja  Mimoza Kusari Lila.Marrë parasysh  se ishte festë e rëndësishme për shqiptarët, Alban Skenderaj në fund të koncertit i dhuroi publikut pak minuta me disa nga këngët më të bukura që i janë kënduar shqipërisë dhe shqiptarëve.

Top Channel