Milan, një 15-vjeçar për portën

18/02/2015 00:00

Diego Lopez i skualifikuar, Agazzi i dëmtuar. I disponueshëm për Milanin në ndeshjen e radhës ndaj Cesenës në kampionat është vetëm Christian Abbiati e për këtë arsye në stol do të jenë të pranishëm dy portierë të skuadrës së të rinjve.

Gori ka qenë edhe më parë i grumbulluar si portier i tretë, por lajmi është grumbullimi i mundshëm i 15-vjeçarit Gianluigi Donnarumma, i cili duhet të pajiset me një leje mjekësore për të qenë i pranishëm në një ndeshje të Serisë A.

Leja mjekësore është e nevojshme për të garantuar që në moshën 15-vjeçare ai të jetë fizikisht gati për përplasje me kundërshtarë të rritur. Gjithsesi, nuk do të ketë probleme me gjatësinë e tij prej 1.97 metra.

Milan-Cesena do të luhet të dielën në orën 15:00.

Top Channel