Afroman godet me grusht fansen gjatë koncertit

18/02/2015 00:00

Reperi Afroman, i njohur për këngën ‘Because I Got High’, është arrestuar pasi ka goditur me grusht një fanse gjatë një koncerti. 40-vjeçari po luante një solo me kitarë në Misisipi të martën në mbrëmje, kur një vajzë nga publiku u ngjit nga skena dhe nisi të kërcente pranë tij.

Papritur, Afroman e godet fort me grusht vajzën, e cila bie menjëherë në tokë. (Kliko këtu për videon)

Zëdhënësi i këngëtarit tha për revistën ‘Billboard’ se bëhet fjalë për një “refleks të pavullnetshëm” pasi Afroman nuk priste që dikush të ngjitej në skenë.

Sipas ‘TMZ’, reperi u ndalua dhe u lirua pasi pagoi 330 dollarë.

Top Channel