Një “yll alien” ka kaluar pranë Sistemit Diellor

18/02/2015 00:00

Një yll “alien” ka kaluar pranë sistemit tonë diellor, vetëm 70 mijë vite më parë, kanë bërë të ditur astronomët. Asnjë yll tjetër nuk na është afruar kaq pranë deri më sot, thonë ata.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë thënë se “ylli alien” kishte kaluar 5 herë më pranë sesa ylli më i afërt i njohur deri më sot “Proxima Centauri”.

Objekti, një “xhuxh” i kuq i njohur si ylli “Scholz”, kaloi përgjatë perimetrit të jashtëm të sistemit tonë diellor, një rajon i njohur ndryshe si “Oort Cloud”.

Ylli “Scholz” nuk ishte i vetëm, por i shoqëruar gjatë udhëtimit të tij nga një objekt i njohur si “xhuxhi kaf”. Këto yje në thelb konsiderohen si objekte të dështuara, të cilave u mungon masa e nevojshme për t’u bashkuar me njëri-tjetrin në një bërthamë.

Gjetjet janë publikuar në një publikim të shkencëtarëve të astrofizikës. Vëzhgimet e trajektoreve të këtij ylli sugjerojnë se 70 mijë vjet më parë ky infiltrim kozmik kaloi rreth 0.8 vite-dritë larg Diellit, ndërkohë që “Proxima Centauri” është 4.2 vite-dritë larg tij.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel