OSHEE, menaxhim privat pasi të dalë me fitim

18/02/2015 00:00

Kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishte para
Komisionit të Veprimtarive Prodhuese për t’u shprehur lidhur me ligjin
për sektorin e energjisë.

Por zoti Çela është pyetur nga deputetët lidhur me raste konkrete të mbifaturimeve të energjisë elektrike dhe masave të marra prej tij për të ndaluar këtë fenomen.

‘Për faturat në proces ankimimi nuk operohet me pagesën. Kemi evidentuar rastet, kemi marrë masa. Rasti i Laçit, është larguar drejtori dhe faturistët”, thotë Ardian Cela, drejtor i OSHEE.

Çela iu përgjigj shqetësimeve lidhur me faturat e muajit janar për të cilat sqaroi se sistemi i matjes e ka të pamundur të bëjë ndarjen e ciklit të leximit dhe se për këtë arsye tarifa e re do të vijë me faturën e muajit shkurt. Pas deklarimeve lidhur me kalimin e OSHEE-se nga nje kompani private, kreu i saj thotë se kjo nuk mund të ndodhë pa përmirësuar më parë treguesit financiare.

Në këte pikë, kreu i OSHEE-së tha se objektiv i kompanisë është që pas katër vitesh niveli i humbjeve të reduktohet deri në 21 % që janë humbje teknike ndërsa për rrjetin e amortizuar nevojitet një investim prej 1 miliard eurosh. Para deputetëve ishte edhe kreu i Koorporatës Elektro Energjetike Shqiptare Agron Hetoja i cili u pyet mbi mosfunksionimin e TEC Vlora. Hetoja sqaroi se po bëhet një studim për të mundësuar funksionimin e këtij investimi prej 110 milione dollarësh përmes përdorimit të gazit.      

Top Channel