Babai vret foshnjen duke e përdorur si SHKOP për të goditur partneren

18/02/2015 00:00

Një baba në Afrikën e Jugut ka vrarë fëmijën duke e përdorur si shkop për të goditur të dashurën e tij.

32-vjeçari Alexander Forba e ka kapur nga këmbët beben që kishte vetëm 3 ditë që kishte lindur dhe me të ka goditur partneren pasi ishte i bindur që fëmija nuk ishte i tij.

Gruaja dhe fëmija janë dërguar menjëherë në spital, por foshnja nuk ka arritur të mbijetojë.

Burri nga Kameruni akuzohet për vrasje dhe dënimi për të do të jepet javën e ardhshme nga gjykata e Pretorias.

Top Channel