Festival grushtash në Meksikë

18/02/2015 00:00

Në një festë tradicionale me muzikë dhe pije alkoolike, meksikanët grushtojnë njëri-tjetrin për të përkujtuar betejat mes aztekëve dhe komuniteteve Nahua rreth 500 vite më parë. Përleshjet u zhvilluan në fshatin Zitlala të shtetit Guerrero.

Burra, gra dhe fëmijë festojnë paksa çuditshëm në fshatin me 20 000 banorë. Ata shohin si njerëzit godasin me grushta njëri-tjetrin në fytyrë derisa dikush të dorëzohet ose të bjerë në tokë.

Festivali ka lindur rreth 500 vite më parë për të përkujtuar betejat me aztekët, të cilët vinin në komunitetet Nahua për të marrë para dhe për të grabitur femrat. Në mënyrë që të mbronin vajzat, motrat dhe të dashurat, burrat vishnin fustane për të ngatërruar pushtuesit dhe kur ata afroheshin, niste përleshja me grushta.

Siç shihet nga fotot, gjakderdhja është një përbërës kryesor i festës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel