Stewart: Jam shumë krenare për ‘Twilight”-in

18/02/2015 00:00

Është bërë e famshme duke interpretuar Bella Swan në sagën e filmave ‘Twilight’ dhe në një intervistë për revistën ‘Interview’ aktorja Kristen Stewart ka deklaruar se nuk është penduar aspak që ka qenë protagoniste në filmin e adhuruar nga adoleshentet.

“E kuptoj që ka njerëz që shajnë filmin ‘Twilight’, por jam jashtëzakonisht krenare për atë film. Kam kujtime shumë të bukura”, tha 24-vjeçarja.

Kristen Stewart aktualisht nuk po punon për asnjë film të ri pasi vitin e kaluar tha që do të bënte pak pushim në mënyrë që t’i përkushtohej arteve të tjera.

Top Channel