“Nuk dua të më ofrojnë role duke u nisur nga pamja e jashtme”

18/02/2015 00:00

Aktron, këndon dhe tashmë Anna Kendrick kërcen. Në një set fotografik për revistën ‘The Edit’, 29-vjeçarja duket e mrekullueshme e veshur si një balerinë.

Protagonistes së ‘Pitch Perfect’ po i shkojnë shumë mirë gjërat në karrierë, por ajo ka nisur që tani të merakoset për plakjen, edhe pse thotë të kundërtën.

“E di që do të vështirësohen gjërat për mua me kalimin e viteve, por do më pëlqejë shumë kur të më ofrojnë role duke mos u nisur nga fakti që dukem mirë në ekran”, tha Kendrick.

Aktualisht, 29-vjeçarja ndodhet në Atlanta duke xhiruar skenat e filmit ‘The Accountant’ me Ben Affleck dhe J.K.Simmons, ndërkohë që do të performojë “live” në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar.

Top Channel