Lushnje, pranga 27-vjeçarit, i armatosur “deri në dhëmbë”

18/02/2015 00:00

Forcat e policisë së Lushnjes kanë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës një 27-vjeçar nga Kukësi, i cili u kap në zotërim të një sasie të konsiderueshme armësh.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Luan Kaboci, banues të fshatin Ferras të Lushnjes.

Sipas burimeve, në një depo pranë banesës së tij uniformat blu kanë gjetur një armë zjarri të tipit Kallashnikov me dy krehëra, një pistoletë tip Zastava, 23 fishekë automatiku dhe dy thika.

27-vjeçari akuzohet për posedim pa leje të armëve luftarake, atyre të ftohta dhe municioneve, me të cilat dyshohet të ketë kryer krime të rënda.

Burimet zyrtare shtojnë më tej se, agjentët e antikrimit po punojnë për zbardhjen e ngjarjeve në fjalë.

Top Channel