Marchisio: Synojmë finalen e Champions

19/02/2015 00:00

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka thënë se kampionët e Serisë A mund të përballet si të barabartë me ekipet më në formë vitet e fundit në Europë, Bayern Munich, Real Madrid dhe Chelsea.

Italiani është shprehur i bindur se Juventusi do të kalojë Dortmundin në këtë fazë të Champions League. Për të kjo ndeshje do të tregojë vlerat e vërteta të ekipit ku ai bën pjesë.

“Ne synojmë të shkojmë në finale të Champions. Në ndeshjen ndaj Dortmundit do të duken vlerat e vërteta të Juventusit. Tani ne duhet të demonstrojmë se synojmë maksimumin në këtë kompeticion. Ne mund të ndeshemi si të barabartë me Real Madrid, Chelsea dhe Paris Saint-Germain”, tha ai për Sky Italia.

Top Channel