Vlorë, pranga të kërkuarit për trafik droge dhe 2 bashkëpunëtorëve

19/02/2015 00:00

Policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar në orët e fundit një person të shpallur në kërkim për trafik droge.

Burime policore nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Bejot Revaj, i cili dyshohet se për trafiqet e tij shfrytëzonte një agjenci turistike.

Sipas burimeve, Revaj trafikonte drogë na aksin Shqipëri-Greqi dhe në pranga kanë përfunduar dy shoferë të linjës Athinë-Vlorë, të agjencisë Eurolines.

Burimet shtojnë se personat në fjalë janë shtetasit Sotiraq Sholla dhe Arjan Balloma, të cilët akuzohen për bashkëpunim me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, materialet i kanë kaluar prokurorisë lokale për proçedimin penal të çështjes dhe të të pandehurve.

Top Channel