Elbasan, gjendet i mbytur në Shkumbin 70-vjeçari

19/02/2015 00:00

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e së enjtes nga disa banorë të fshatit Labinot buzë lumit Shkumbin.

Burime të policisë bëjnë të ditur se 70-vjeçari Zan Cani, me banim në Labinot Fushë kishte dalë pasditen e djeshme për të gjuajtur peshk buzë lumit, shumë pranë banesës së tij.

Pasi nuk është kthyer në banesë, familjarët e 70-vjeçarit kanë denoncuar zhdukjen e tij. Vetëm mëngjesin e sotëm disa banorë të zonës hasën një trup të pajetë në lumë dhe njoftuan policinë, e cila e transportoi për në morg kufomën e 70 vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet që vdekja e tij të ketë ndodhur aksidentalisht. Sipas policisë, Cani mund të ketë rrëshqitur në lumë dhe nuk ka mundur dot të notojë dhe është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.

Gjithësesi, hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së tij.

Top Channel