Naço në Spanjë, takim me kryeprokuroren Madrigal

19/02/2015 00:00

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku është takuar me autoritetet vendase, mes të cilave kryeprokuroren e vendit, Consuelo Madrigal.

Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit ministri Naço ka deklaruar se krimi i organizuar nuk njeh kufij, ndaj dhe është me rëndësi bashkëpunimi mes institucioneve.

Nga ana tjetër, Naço ka theksuar se Shqipëria, pavarësisht problemeve, nuk është një strehë për veprimtaritë kriminale.

Nga ana e saj, kryeprokurorja Madrigal ka vlerësuar nismat ligjore të ndërmarra nga administrata shqiptare në luftën kundër krimit dhe për një drejtësi efikase.

Gjatë qëndrimit në Spanjë, ministri Naço është takuar edhe me kryetarin e komisionit parlamentar të drejtësisë, me të cilin ka shkëmbyer opinione për reformën në drejtësi.

Top Channel