Cristiano barazon Raulin dhe Messin në kompeticionet europiane

19/02/2015 00:00

Cristiano Ronaldo shënoi ndaj Schalke 04 dhe tashmë numëron 12 ndeshje radhazi që shënon në ndeshjet në transfertë në Champions League (që nga nëntori i vitit 2012 ka shënuar gjithmonë në fushat kundërshtare).

Gjithashtu, me golin ndaj klubit gjerman të mërkurën në mbrëmje, sulmuesi portugez i Realit barazon Raulin dhe Messin si golashënuesi më i mirë i historisë së kompeticioneve europiane (76-76), por nëse do të marrim vetëm golat në Champions, Cristiano e sheh veten dy gola më pak se Messi (75-73).

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti tha: “Cristiano ka lindur për të shënuar gola. Nuk ishte problem se nuk shënoi në 2 ndeshje. Ne e dinim që do të shënonte sërish herët a vonë. Zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, shënoi dhe dha pasim për gol.”

Top Channel