“Kam mposhtur turpin për të bërë këtë punë”

19/02/2015 00:00

Duket e patrembur në pasarelë dhe shumë seksi në setet fotografike, por Candice Swanepoel rrëfen se i është dashur shumë kohë që të ndihej 100% e sigurtë me trupin e saj.

Bukuroshja bjonde ka thënë për revistën ‘Maxim’ se nuk e sheh veten ashtu siç e shikon bota: “Vajza në foto nuk jam aspak unë. Është një vajzë që unë e kam krijuar për të përballuar vëmendjen e tepërt. Më është dashur të mposhtja turpin për të bërë punën që bëj.”

“Është e çuditshme të punosh falë pamjes së jashtme dhe ndonjëherë ndihem në faj për këtë”, shton Swanepoel.

Top Channel