Nikolla dhe Balla inspektojnë shkollat në Librazhd

19/02/2015 00:00

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla së bashku me deputetin Taulant Balla zhvilluan një vizitë në disa shkolla në rrethin e Librazhdit, për të parë nga afër investimet në infrastrukturën e tyre, si edhe për të komunikuar me stafet pedagogjike dhe nxënësit rreth reformave të ndërmarra së fundmi në arsim.

“Ajo që ne do të bëjmë me testimin, ju vetë do ta shikoni, do të jetë një instrument shumë i rëndësishëm që e drejton gishtin së pari nga Ministria e Arsimit, nga qeveria për të bërë gjithçka është e mundur për të qenë pranë jush dhe nevojave tuaja. Është quajtur testim në kuptimin e marrjes së informacionit është për të ndryshuar të gjithë skemën e kualifikimit në Shqipëri. Nuk do të ketë më pyetje shkencore e ligje, por do të jenë çështje, problematika për të përcaktuar realisht nevojat që ne kemi për të ndërhyrë”, deklaroi Nikolla.

Më pas, deputetët socialistë kanë përuruar punimet e rikonstruksionit të shkolles “Naim Frashëri” në Pishkash.

“I prekshëm për ne është investimi, jo vetëm në këtë shkollë, por vitin e kaluar edhe në 8 shkolla të tjera të rrethit të Librazhdit. Ndërsa sivjet edhe në 10 shkolla të tjera. Është një ndërhyrje ndër më të mëdhatë që është kryer në gjithë këto vite në rrethin e Librazhdit po të kemi parasysh që janë 18 shkolla në vetëm dy vjet”, tha deputeti Balla.

Top Channel