Intervista për La7, italianët pëlqejnë Ramën

19/02/2015 00:00

Gjatë intervistës së kryeministrit Edi Rama për programin “Invasioni Barbariche” të televizionit italian La7, kanë qenë të shumtë shikuesit italianë që kanë komentuar në profilin e këtij programi në Twitter deklaratat e shefit të ekzekutivit shqiptar.

Një prej komenteve thotë: “Sikur qoftë edhe një ministër i Italisë të ishte në lartësinë e kryeministrit të Shqipërisë”.

“Vlerësojmë këtë Shqipëri, me një kulturë shumë te ngjashme me tonën dhe shumë më të mirë sesa shumë të tjera”, thotë një tjetër shikues në profilin e “Pushtime Barbare”.

Komentues të tjerë kanë vlerësuar kryeministrin e Shqipërisë duke mos fshehur edhe dëshirën për ta patur atë kryeministër të vendit të tyre.

Top Channel