Ristani në Bulqizë: Do fitojmë në zgjedhjet vendore

19/02/2015 00:00

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i shoqëruar nga deputetë të PD të qarkut të Dibrës, ishte në përvjetorin e 24-t të hapjes së degës së kësaj partie në Bulqizë.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit lokale të PD, Ristani deklaroi se Partia Demokratike ka kundërshtare një bandë kriminale dhe kjo është arsyeja pse ajo do të marrë edhe pushtetin.

Rendi e siguria në vendin tonë janë tronditur keqas, tha Ristani, duke rënë në pikën më të dobët. Dhe e gjitha kjo, sipas tij, vjen nga varfëria ku i ka zhytur qytetarët mazhoranca aktuale.

Ndërsa porositi opozitarët e Bulqizës që të përgatiten për zgjedhjet e qershorit, Ristani deklaroi se Partia Demokratike ka eksperiencën e babait të saj, Sali Berishës.

Top Channel