Lindsay Lohan pozon “topless”

19/02/2015 00:00

Lindsay Lohan ka pozuar “topless” për setin fotografik të revistës ‘Hunger’, aty ku ka folur për të kaluarën e saj me probleme dhe për jetën aktuale në Londër.

Aktorja amerikane tha: “Jam shumë më e lumtur në Londër. E dua dhe Nju Jorkun, por kam parë çdo gjë të mundshme atje. Nuk kam nevojë t’i përsëris nga e para.”

Në lidhje me famën që fitoi në moshë shumë të vogël, 29-vjeçarja tha: “Kam nisur në botën e spektaklit që në moshën 3-vjeçare. Tani gjithçka është ndryshe me këto rrjetet sociale. Nuk ka më privatësi.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel