Fansat e sagës së Harry Potter e dinë se dhoma e tij ishte ndërtuar poshtë shkallëve. Zakonisht këtë hapësirë e kemi parë të përdoret si dollap. Por, adoleshenti magjistar tregoi se mund t’i jepet një përdorim edhe më praktik, duke krijuar një kënd shumë të veçantë në shtëpi.

Gjithçka është e mundur nëse për shfrytëzimin e hapësirave tuaja të vogla vendosni pak fantazi. Nëse nuk keni vend për të mbajtur biçikletën tuaj jashtë, atëherë mund ta “varni” atë poshtë shkallëve.

U duhet vend për një bibliotekë të vogël? Mjafton vetëm të vendosni karrigen dhe qoshka juaj është gati. Vendi ideal për t’u shplodhur e për të lexuar.

Mund të zgjidhni ta ktheni në studio, ku të kaloni kohë per veten apo punën tuaj, ose dhomë ku fëmijët mund të luajnë.

Nëse ka dritare, atëherë vendosni një divan dhe do të jetë vendi i përkryer për të marrë një sy gjumë, nën ngrohtësinë e diellit.

Nëse udhëtoni shumë, përdoreni si këndin ku vendosni gjërat ekzotike, suveniret që merrni nga udhëtimet tuaja. Ose mund ta ktheni në një kuzhinë të vogël me lavaman e rafte.

Hapësira poshtë shkallëve është ideale për të vendosur shishet e verës. Nëse e ndërtoni me sirtarë, palosni jo jetëm veshje, por mund të vendosni edhe këpucët, çantat, çadrat… etj.

Kjo është një hapësirë që nuk duhet çuar dëm, është e mjaftueshme për një tualet. Ose mund të kthehet në shtëpinë e mikut tuaj të mirë, me katër putra. Nëse po kërkoni një hapësirë ku të vendosni televizorin? Tani e gjetët!

Top Channel