OSHEE: Laçi arkëton 98 përqind. Do zgjidhim ankesat për mbifaturim

19/02/2015 00:00

Kreu i OSHEE, Ardian Çela ishte në disa prej degëve problematike të kompanisë në Laç e Burrel, ku numri i faturimeve ka qenë i ulët.

Ndërkohë, në Laç niveli i arkëtimit të faturimeve ka shkuar në 94 përqind. Që prej muajit janar dhe deri më sot, janë lidhur rretth 2800 aktmarrëveshje me OSHEE për pagesën e detyrimit me këste dhe ulje të kamatës me 80 përqind.

Drejtori i kompanisë ka dëgjuar vetë abonentët e OSHEE të cilët ankohen për faturim aforfe apo mbifaturim. Pas inspetimit drejtori i OSHEE deklaroi se do zgjidhen problemet e konstatuara.

“Jemi në proces reformimi të strukturës së drejtorisë së kësaj agjencie. Kemi bërë disa emërime të reja, specialistë të lartë dhe të mesëm të kualifikuar. Kemi bërë disa verifikime nga drejtoria qendrore për disa ankimime që ka patur përgjatë muajit janar. Kemi vënë re që ka pasur shumë problematika sidomos sa i përket leximeve në matës, që nuk kanë qenë korrekte. Shumë herë leximet janë bërë pa i parë matësat, duke i bërë edhe nga shtëpia, dhe kjo ka lindur probleme edhe tek qytetarët. Ne kemi marrë masa dhe për këtë kemi larguar nga puna 6 faturistë dhe drejtorin”, deklaroi kreu i OSHEE, Ardian Çela.

Top Channel