Kuvend, rrëzohet dekreti i Presidentit për borxhin

19/02/2015 00:00

Kuvendi rrëzoi me 75 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës mbi ligjin për huamarrjen.

Kreu i shtetit ktheu në parlament këtë ligj, pasi sipas tij, bie ndesh me Kushtetutën.

Ligji për huamarrjen është shoqëruar edhe me debate të forta në seancë plenare mes mazhorancësd dhe opozitës.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita e sotme nuk do të njohë borxhet e marra nga qeveria me këtë ligj.

Por Ministri i Financave, Shkëlqim Cani u mbrojt duke thënë se ligji s’bën gjë tjetër veçse përshtat një praktikë që zbatohet gjërësisht edhe nga vendet e BE-së.

Sipas tij, ligji synon të ulë koston e borxhit.

Kuvend, rrëzohet me shumicë votash dekreti i Presidentit për huamarrjen

Top Channel