Dekriminalizimi, ngrihet komisioni parlamentar

19/02/2015 00:00

Siç edhe kreu parlamentit Ilir Meta paralajmëroi një ditë më parë, mbrëmjen e të enjtes me 102 vota pro parlamenti miratoi ngritjen e Komisionit Parlamentar që do të shërbejë për  dekriminalizimin e parlamentit.

Në krye të tij do të jetë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ndërsa nënkryetar Taulant Balla.

Miratimi këtij komisioni vjen pas marrëveshjes së dhjetorit mes PD dhe PS, një pikë e fortë kjo e kësaj marrveshje kërkuar nga demokratët.

Dy ditë më parë kreu opozitës Basha do të deklaronte se ai shikonte një mungesë vullneti nga ana e mazhorancës për të ecur përpara me zbatimin konkret të marrëveshjes për dekriminalizimin.

Top Channel