Policia serbe ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka kapur vetëm 5 emigrantë ilegal. Në një takim të ministrave të Punëve të Brendshme të Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë, ku është diskutuar për problemin e emigrantëve ilegal, janë nënshkruar disa marrëveshje për patrullime të përbashkëta, por edhe për riatdhesimin e qytetarëve në mënyrë më të shpejt.

“Ne kemi për detyrë të krijojmë një kufi të fortë, në mënyrë që qytetarët tanë, por edhe të BE-së, të jenë të sigurt. Keqpërdorimi i lirisë së lëvizjes nuk mund të mbështetet nga ne. Numri i emigrantëve ka rënë, por ne do të jemi të kujdesshëm”, tha Nebojsha Stefanoviç, ministër i Brendshëm, Serbi.

“Numri i azilantëve është shtuar në Austri dhe prej këtij numri është bllokuar sistemi ynë. Ne nuk mund t’u japim ndihmë atyre që kanë nevojë. Në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Hungarinë, Austria organizon kthimin e tyre në periudhën kohore prej dy javësh. Rasti i Kosovës ka bërë që të lulëzojë krimi i organizuar dhe duhet të bëjmë diçka për këtë. Premtimet e tyre janë të pavërteta”, tha Johanna Mikl-Leitner, ministre e Brendshme e Austrisë.

Policia gjermane, bashkë me forcat serbe, kohëve të fundit kanë punuar së bashku në territorin e Serbisë. Por, edhe hungarezët e serbët do të punojnë bashkë në terren. Numri i azilantëve thuhet se ka rënë, por pavarësisht kësaj ata nuk janë ndalur.

Top Channel