Brigjet e Australisë goditen nga dy ciklone të fuqishme

20/02/2015 00:00

Brigjet e Queensland në Australi janë goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka detyruar autoritetet të evakuojnë zonat bregdetare.

Cikloni tropikal “Marcia” me erëra të forta dhe shi të dendur zbarkoi ndërmjet St Lawrence and Yeppoon si një stuhi e kategorisë së pestë.

Ndërkohë, brigjet veriore të kontinentit janë goditur nga një tjetër ciklon tropikal. “Lam” goditi brigjet si një stuhi e kategorisë së katërt dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë për mijëra banorë. Aktualisht cikloni është duke lëvizur në jugperëndim të Australisë.

 “Cikloni tropikal “Marcia” me erëra deri në 250 kilometra në orë ka kaluar në brigjet e Capricorn, pranë gjirit Shoalwater, dhe është duke lëvizur për në jug në drejtim të Yeppoon dhe Rockhampton”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga zyra meteorologjike e Australisë.

Autoritetet në Queensland thanë se nuk ka pasur raportime për persona të plagosur, por disa kanë pësuar lëndime të lehta pas dëmtimit të shtëpive dhe shkuljes së pemëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se mbi 33 mijë banesa ishin pa energji në Livingstone dhe 20 mijë në Rockhampton. Më shumë se 170 shkolla dhe qendra të kujdesit të fëmijëve janë mbyllur.

Top Channel