Gruaja që ka frikë dinosaurët

20/02/2015 00:00

Një grua britanike është e tmerruar nga dinosaurët pasi kur ka qenë e vogël ka parë filmin ‘Jurassic Park’. 28-vjeçarja Victoria Jones e ka parë filmin kur ishte vetëm 7 vjeç dhe që atëherë i duket sikur një dinosaur do të shfaqet papritur dhe do e sulmojë.

Ajo nuk del kurrë e vetme natën dhe gjithmonë e ka një plan shpëtimi kudo ku ndodhet.

“Frika ime ka nisur nga filmi ‘Jurassic Park’. Jam e tmerruar në veçanti nga velociraptorët. E di që është qesharake pasi dinosaurët nuk ekzistojnë më, por nuk e mposht dot frikën që kam prej tyre“, thotë Victoria.

“Familja dhe miqtë nuk e marrin seriozisht fobinë time dhe unë ndihem keq nga kjo“, shton 28-vjeçarja.

Top Channel