Evoluimi i bukurisë te femrat iraniane

20/02/2015 00:00

Një video e postuar në Youtube tregon evoluimin e bukurisë së femrave në Iran nga viti 1910 deri në vitin 2010. Modelja Sabrina Sarajy është ajo që ndryshon fytyrën dhe flokët për të përfaqësuar dekadat e ndryshme.

Bie në sy se nga viti 1930 deri në vitin 1970, femrat nuk mbanin shami në kokë. Ajo mbahej në periudhën 1910-1920 dhe kthehet në vitin 1980, dhjetëvjeçar ku shamia e zezë u bë e detyrueshme pas Revolucionit Islamik.

Makiazhi gjithashtu ndryshon shumë në varësi të shamisë. Nëse nuk ishte me shami, femra iraniane bënte shumë makiazh, në sy dhe buzë.

Me shami, pamja e femrës është shumë më natyrale.

Kliko këtu për videon.

Top Channel