Hipotekimi i banesave në bregdet, fillon vetëdeklarimi për pallatet në pronë shtetërore

20/02/2015 00:00

Hapet drita jeshile për hipotekimin e rreth 5000 apartamenteve në
pallate të ndërtuara me leje ndërtimi në zonat bregdetare por në troje 
shteterore.

Deri me tani qytetarët të cilët kanë blere këto apartamente nuk kanë mundur t’i hipotekojnë ato, pasi ndërtuesi nuk kishte blerë truallin. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka shpallur nisjne procesit te vetdeklarimit edhe per keta qytetare me qellim qe te mos provohen nga e drejta e pronesise.

“Nga evidentimi faktik, rezulton se deri më tani kanë aplikuar pranë nesh 91 subjekte për rreth 1200 apartamente të përfshira në këtë kategori. Janë 1200 apartamente që kanë blerë qytetarët. Janë disa qindra subjekte të tjera me rreth 4 deri në 5 mijë apartamente të shitura qytetarëve, të cilët nuk mund t’i regjistrojnë këto prona, pasi nuk kanë mundur të deklarojnë me ligjin e 2009”, tha Lame.

Procesi i vetëdeklarimit për apartamentet në zonat bregdetare fillon në 23 shkurt dhe përfundon në 24 prill. Sipas kreut te ALUIZNI-t te tilla objekte jane identifikuara ne Gjirin e Lalezit, Golem, shkembi i Kavajes e te tjera. Lidhur me dokumentacionin qe nevojtet per te bere vetëdeklarimine tyre, Lame sqaron se qyetaret mund te marrin informacion ne faqen zyrtar te Agjensise Kombëtare te Turizmit por do të njoftohen edhe në media.

Top Channel