Thaçi: Masa për të shtuar investimet turke në Kosovë

20/02/2015 00:00

Gjatë qëndrimit në Turqi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të
Jashtme, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin turk, Ahmet
Davutoglu, me të cilin janë pajtuar që të merrnim masa për të shtuar
investimet turke në Kosovë.

Per takimin flet vete zevendekryeministri ne nje postim ne Facebook te shoqeruar me nje foto.

“Në ditën e dytë të vizitës sime në Turqi, pata një takim shumë miqësor me kryeministrin Ahmet Davutoglu, i cili më përgëzoi për qeverinë e re dhe shprehu dashamirësinë e tij të madhe për Kosovën, duke më kërkuar që t’ia përcjelli në Prishtinë urimet e tij më të mira për festën e pavarësisë.Me kryeministrin Davutoglu diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe u pajtuam që të merrnim masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë. Ai premtoi se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se së shpejti do të kthehet me shumë dëshirë në Kosovë për vizitë zyrtare, por kësaj radhe si kryeministër,” shkruan Thaçi ne Facebook.

Top Channel