SHBA, lindja goditet nga moti i acartë siberian, viktima

20/02/2015 00:00

Për valën rekord të të ftohtit në lindjen e Shteteve të Bashkuara,
fajësohet një front i akullt nga Siberia, i cili ka sjellë ngrica të
rrezikshme në mbarë rajonin.

Temperaturat shume me te uleta sesa mesatarja normale per shkurtin, kane detyruar autoritetet te mbyllin shkollat ne Chicago; ne te gjithe korridorin e verilindjes, jane regjistruar probleme te transportit hekurudhor, ndersa paralajmerime mbi rrezikun e te ftohtit polar jane ne fuqi edhe ne provincat kanadeze te Ontarios dhe Manitoba.

Rekordi i termperaturave nen zero eshte thyer tashme ne Kentucky, ku mbremjen e se enjtes, termometri shenoi – 22 grade celsius ne zonen e Paducah-se. NBC Neës raporton se kjo vale te ftohti mund te vendose edhe nje rekord te ri ngricash per 100 dite. – 9 grade celsius ishin gjate nates temperaturat ne Atlanta, ku zyrtaret po perpiqen te percaktojne nese dy personat e gjetur te vdekur, jane vrare nga ngrica.

Acari kercenon edhe rrjetin elektrik ne Tennessee, ku mbi 30.000 familje jane pa energji qe prej se merkures. Termometri ne ëashington DC pritet te shenoje -16 grade celsius, temperatura me e ulet kjo per zonen ne 20 vjet. Per te ftohte te madh pergatitet edhe Orlando ne Florida, ndersa ne Toronto, thone mediat e huaja, nje djale tre vjeçar nderroi jete pasi kishte dale nga shtepia vetem me bluze e kepuce, ne nje kohe kur temperaturat shenonin – 19 grade. Femija u gjet disa qindra metra larg baneses, por pavaresisht perpjekjeve te mjekeve per ta shpetuar, ai vdiq ne spital.

Top Channel