Ish të përndjekurit: Të hapen të gjitha dosjet

20/02/2015 00:00

Ish të përndjekurit politikë kanë zgjedhur datën 20 shkurt, ditën kur në
Tiranë, para 24 vitesh u shemb në mënyrë simbolike busti i diktatorit Enver Hoxha,
për të dorëzuar pranë Parlamentit peticionin me 1 mijë firma për hapjen e
të gjitha dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

“Sot me datën 20 shkurt, data e rënies së statujës së dikatorit në Shqipëri, mbyllet edhe peticioni dhe i dërgohet Parlamentit shqiptar bashkë me 1 mijë firma.Unë jam njëri ndër nismëtarët e hapjes së plotë të dosjeve sipas ligjit gjerman dhe jo ndonjë ligji tjetër dhe të behët në mënyrë të pandashme me lustracionin. Përndryshe ligjet gjysmake amnistojnë strukturat e larta të Partisë së Punës dhe Sigurisë së Shtetit që të gjithë janë në sistemin e drejtësisë, në arsim, në Parlament dhe kudo tjetër gjetkë”, thotë Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit.

Tufa ka kerkuar qe te ndryshohen edhe tekstet e historise me te cilat mesojne femijet shqiptare.

Kerkesa per hapjen e dosjeve te Sigurimit te Shtetit eshte shoqeruar edhe me promovimin e 12 titujsh librash permes te cilave jane deshmuar krimet e kryera gjate periudhes se diktatures komuniste.

Top Channel