Strukturat portuale të Durrësit, ndihma për të përmbyturit

20/02/2015 00:00

Dy kamionë me 34 ton ushqime për blegtorinë dhe një sasi të vogël
ndihmash ushqimore janë nisur paraditen e së premtes nga porti i
Durrësit drejt zonave të përmbytura në jug të vendit.

Punonjësit e 10 subjekteve që operojnë në territorin portual nën koordinimin e një komisioni të ngritur pranë drejtorisë së Autoritetit Portual Durrës kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme të ardhurash monetare me të cilat janë blerë ndihmat për zonat që u përmbytën tri javë më parë në jug.

Komisioni i ngritur pranë portit ka koordinuar të gjitha veprimet me Shtabin Kombëtar të Emergjencës për zonat e përmbytura dhe ndihmat janë dërguar në Fier për t’u shpërndarë më pas në bazë të nevojave.

Më parë Autoriteti Portual i Durrësit akordoi një fond prej 15 milionë lekësh në mbështetje të zonave të përmbytura, ndërsa punonjësit e tij kontribuan me mjete monetare për blerjen e më shumë se 3 tonëve me produkte ushqimore për familjet e përmbytura.

Top Channel