“Do t’i vijë turp për gjërat që ka bërë”

20/02/2015 00:00

Chad Kroeger, vokalisti i Nickelback, është i zhgënjyer nga Justin Bieber. 40-vjeçari tha se patrioti i tij kanadez do të pendohet shumë në të ardhmen për mënyrën si e ka çuar dëm karrierën e tij muzikore.

“Mendoj se pas disa vitesh, ai do të shohë veprimet e tij dhe do të turpërohet për gjërat që ka bërë. Më vjen shumë keq pasi është i talentuar dhe na ka zhgënjyer të gjithëve“, tha Kroeger.

Vitet e fundit, Bieber ka pasur probleme me policinë pasi është kapur duke i dhënë me shpejtësi makinës dhe duke goditur me vezë banesat e fqinjëve.

Chad Kroeger beson se veprimet e të riut vijnë nga fakti që ai është bërë i famshëm kur ishte shumë i vogël: “Duhet të jesh i kujdesshëm kur bëhesh “mbret“ në moshë fare të vogël. Kur ke shumë para që mund t’i shpenzosh si të duash, gjërat kurrë nuk mund të shkojnë mirë.“

“Shpresoja që të bëhej si Justin Timberlake“, shtoi vokalisti i Nickelback.

Top Channel