“Dosjet”, ligji në Kuvend javës tjetër

20/02/2015 00:00

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj
morën pjesë në një bashkëbisedim me ish të përndjekur politikë në
qytetin e Shkodrës.

Gjatë takimit që u zhvillua me rastin e përvjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit në 20 shkurt 1991, zëvendësKryeministri konfirmoi vullnetin e Qeverisë për t’u dhënë zgjidhje çështjes së dëmshpërblimeve dhe hapjes së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

“Na ka takuar një përgjegjësi e madhe për të mos bërë thjesht rotacionin e radhës për t’i dhënë zgjidhje një cështje të zgjatur. Kemi marrë guximin për të ndërmarrë disa reforma që duhen bërë sa më parë”, tha Peleshi.

Ministri Veliaj nga ana e tij konfirmoi se ligji për hapjen e dosjeve do të shqyrtohet në Kuvend javën që vjen.

Te perndjekurit politikë ne kete takim jane shprehur pro hapjes se dosjeve madje kane nisur te nenshkruajne nje peticion per te nxitur kete proces.

Top Channel