“Europa dështoi të lexojë mesazhet e Kremlinit”

20/02/2015 00:00

Diplomacia europiane dështoi në leximin e mesazheve të lëshuara prej Kremlinit para shpërthimit të krizës në Ukrainë.

Në këtë përfundim mbërrin një raport i Komisionit të Çështjeve Europiane në Dhomën e Lordëve të parlamentit anglez, ku thuhet se Europa ‘eci qorrazi’ para dhe në muajt e parë të krizës.

Sipas këtij Komiteti, Bashkimi Europian nuk kuptoi thellësinë e armiqësisë dhe planeve të Moskës për marrëdhënie më të ngushta me Ukrainën.

Raporti publikohet në kohën kur Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk do të takohet me Kryeministrin britanik, David Cameron për të diskutuar përgjigjen e Brukselit karshi dhunës së vazhdueshme në Lindje të Ukrainës.

Me herët, Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Michael Fallon deklaroi se Presidenti rus, Vladimir Putin është një kërcënim real për 3 vende Balltike. Këtë deklaratë ai e bëri pas incidentit të radhës në afërsi të hapësirës ajrore britanike, ku dy avionë luftarakë britanikë shoqëruan një bombardues rus.

Top Channel