Deklarata e Nishanit, reagon Kisha: Në ambientet tona nuk ka asnjë biznes

20/02/2015 00:00

Deklaratat e Presidentit Bujar Nishani në emisionin “Top Story” kanë
ngjallur reagimin e përfaqësuesve të Kishës Katolike në qytetin e
Elbasanit në lidhje me debatin që ka lindur për pronësinë e tokës ku
është ndërtuar Kisha.

Perfaqesuesit e Kishes shprehen te indinjuar dhe perjashtojne çdo lidhje të Kishes me biznesin.

“Kisha Katolike është në gjithë botën misionare e ungjillizimit dhe shpëtimit shpirtëror. Në këtë kuadër ne kemi shumë baritore të tjera dhe një prej tyre është baritorja e bamirësisë dhe edukimit social dhe kulturor të fëmijëve’, thotë Sokol Lulgjuraj, kryetar i Këshillit të Kishës.

Famulltari i Kishes Katolike ‘Shen Piu X’, Don Emiglio Valente shprehet se çdo dite ne keto ambiente kryhen aktivitete sportive kulturore apo edukuese ne te cilat marrin pjese qindra femije.

“Këtu vijnë përditë rreth 100-200 fëmijë dhe luajnë futboll, sporte të ndryshme. Gjatë verës këtu kemi kampe verorë për rreth 500 fëmijë nga Elbasani dhe periferi të ndryshme”, thotë famulltari.

Trashegimtaret e familjes Karaosmani dhe Kisha Katolike posedojne dokumenta pronesie per truallin ne fjale, ky i fundit i cilesuar i pavlefshem me vendim gjykate. Vendimi i Gjykates se Larte ende i pazbardhur sipas klerikeve dikton lirimin e truallit nga Kisha Katolike brenda nje afati 3 mujor nga marrja e vendimit.

Top Channel