E mbajti unazën për më shumë se katër dekada, por gjithmonë me dëshirën për t’ia kthyer të zotit. Xhemil Çala nga Elbasani çon në vend amanetin e të atit.

Pas shumë kërkimesh, me përfshirjen edhe të Ambasadës angleze dhe amerikane, u gjet familja e një inxhinieri anglez të fluturimeve, i cili u aksidentua në tetorin e vitit 1944 në qiellin shqiptar.

Një unazë e gjetur në rrënojat e avionit bëri të mundur zbulimin e një misteri për britanikët, se ku ishte zhdukur avioni i tyre. Akti i shqiptarit është vlerësuar si mahnitës.

* Ajo është një grua, e cila me historinë e saj na mrekulloi të gjithëve. Një javë e gjysmë më parë, Silvana Izetaj përcolli për publikun e “Pasdites” dashurinë për librat dhe leximin, edhe pse jeta nuk i ofron thuajse asgjë për të përmbushur këtë pasion.

Rrefimi i të resë, jo vetëm që preku shumë persona, por shumë prej tyre kanë dhuruar gjatë këtyre ditëve parà dhe libra për Silvanën.

Por, në gjithë këtë solidaritet, na preku kontributi i një zonje. Ajo është Desantila Reka. Një grua e paralizuar, në gjendje jo fort të mirë ekonomike, e megjithatë ajo kërkoi me ngulm të dhurojë një shumë simbolike për Silvanën.

* Blerim Asllani, 11 vite më parë zbuloi se vuante nga disleksia. 36-vjeçari gjatë kësaj kohe është marrë shumë me çrregullimin e nxënies. Prej disa muajsh ai po përkthen dokumentarin “Të përqafojmë disleksinë”, që t’u vijë në ndihmë personave që vuajnë nga i njëjti problem.

Top Channel