Parku i Alpeve shqiptare, ministrat e Mjedisit diskutojnë për mbrojtjen

20/02/2015 00:00

Në përgatitje të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe
të Kosovës që pritet të zhvillohet së shpejti në Tiranë, Ministri i
Mjedisit Lefter Koka priti në një takim ministrin e Mjedisit të Kosovës
z.Ferid Agani.

Te dy ministrat diskutuan per bashkepunim ne shpalljen e Parkut te Alpeve Shqiptare planin e menaxhimit te tij, si dhe shpalljen zone nderkufitare të mbrojtur trepalëshe me Kosovën dhe Malin e Zi. Ministri i Mjedist Lefter Koka i dorezoi ministrit te Kosoves kerkesen per  perkrahje nga pala kosovare ne dhenine e statusit mbrojtes te Liqenit te Fierzes dhe pellgut ujembledhes.

Ministri Koka ne fjalen e tij theksoi se te gjitha Parqet Kombetare, Zonat e mbrojtura, Monumentet e Natyres te Shqiperise dhe Kosoves te behen te aksesueshme nga qytetaret e dy vendeve. Nga ana e tij ministri i kosovar i Mjedisit kerkoi ndihmen e Ministrise se Mjedist ne Shqiperi per t’i asistuar ne perafrimin e legjislacionit mjedisor në Kosovë me legjislacionin evropian nisur nga hapat perpara qe ka bere Shqiperia ne kete drejtim.  

Top Channel