Ortoreksia, fiksimi për të ngrënë gjithmonë ushqimin e duhur

20/02/2015 00:00

Nuk ka asnjë dyshim se të ushqehesh shëndetshëm është një pjesë e rëndësishme për të mbajtur veten në formë dhe për të mbajtur larg sëmundjet.

Por sërish, çdo gjë është e rrezikshme, nëse shtyhet në nivelet e fanatizmit. Për disa njerëz dëshira për të ngrën shëndetshëm, pastër, fruta e perime bio të papërpunuar shndërrohet në një fiksim, që dietologu Steven Bratman në vitin 1997 e pagëzoi me emrin ortoreksia.

“Në shumë raste është një sjellje që karakterizohet nga fiksimi për të ngrënë gjithmonë ushqimin e duhur, të pastra dhe të pakontaminuara”, thonë mjekët.

Por fiksimi i tepër shoqërohet me pasoja. Sipas Susan Ringwood, që drejton fondacionin “Beat”, që merret me trajtimin e rasteve të çrregullimeve me ushqimin, edhe pse ortoreksia nuk është klasifikuar ende zyrtarisht në një çrregullim në të ngrënë, ndonjëherë pasojat e tij janë po aq të dëmshme sa edhe çrregullimet e tjera me oreksin.

“Ndryshe nga anorkesia, ku oreksi është i kufizuar e në disa raste mungon fare, apo bulimia ku ushqimi i konsumuar nxirret sërish, ortoreksia nuk ka të tilla shqetësime fizike. Megjithatë, shqetësimet psikologjike janë në të njëjtën shkallë, pasi personat që vuajnë nga ortoreksia thuajse gjatë gjithë kohës mendojnë për ushqimin, për ushqimin e duhur dhe kjo u kthehet në një formë sjelljeje e mënyrë jetese”, thotë Ringwood.

Top Channel