Ja çfarë duhet të dini për natën e magjishme të çmimeve “Oscar 2015”

20/02/2015 00:00

Ngjarja më e rëndësishme e botës së kinemasë, ceremonia e 87-të e çmimeve “Oscar 2015”, që sjell 60 filma të nominuar në 24 kategori, vjen në Digitalb nën prezantimin e Neil Patrick Harris dhe me koment origjinal në gjuhën shqipe, por çfarë duhet të dini paraprakisht për një natë kaq të veçantë?

Shumë prej asaj që ata paraqesin apo riparaqesin është e parashikueshme: zbavitje dhe madhështi, krekosje për rolet e luajtura nëpër filma dhe shpesh herë edhe mërzitje apo lodhje. Kjo, pasi janë 24 çmime për t’u ndarë.

E megjithatë, asnjëherë nuk mund të dihet se do të jetë “surpriza” e asaj nate të magjishme, e cila të argëton pa masë. Këtë vit, në edicionin e 87 të ndarjes së “Oscar”, pjesa “argëtuese” do të ndihmohet jashtëzakonisht shumë nga përfshirja e prezantuesit Neil Patrick Harris, i cili e ka treguar veten si një folës i jashtëzakonshëm edhe në evente si “Tony’s” dhe “Emmy’s”.

Ndërkohë që edhe një numër i madh kategorish për t’u vlerësuar, përfshi këtu fotografinë më të mirë, janë ende të pavendosura, ndryshe nga vitet e fundit kur shumë ndër fituesit kryesorë dukeshin të paracaktuar.

Ndaj, ia vlen të marrësh një tas me kokosha dhe të ulesh pranë ekranit për të parë “show”-n e këtij viti.

Tapeti i kuq Joan Rivers është ndarë nga jeta. Ekspertja e kësaj pjese të shfaqjes ndërroi jetë shtatorin e kaluar dhe, e adhuruar apo e urryer, ajo gjithmonë do të lërë gjurmë sa i përket paradës së VIP-ave, veçanërisht me pyetjen tepër popullore si “Kë keni veshur ju?” dhe gafën “modë policeske”. Tapeti i kuq i këtij viti do të jetë më pak i ngjyrosur për shkak të humbjes së saj. E megjithatë eventi nuk do të jetë “bardhezi”… Edhe moti premton për një kohë jo me reshje.

Mikpritësi Kur Neil Patrick Harris pret të ftuarit në një shfaqje, të gjithë e dinë se do të kalojnë momente të mira. Lëvizjet e tij të njohura duke kënduar dhe kërcyer njëkohësisht, siç bënte te “Tony’s” gjatë 4 viteve, kanë fituar mbështetje. Edhe pse “Emmy’s 2013” ishte shumë i mërzitshëm, sërish nuk ishte faji i tij. Kjo do të jetë hera e parë që Harris do të presë në një “Academy Award”, ndërsa në vitin 2010 vetëm sa e kishte hapur atë. Ai është i ndërgjegjshëm për sfidat. Ellen DeGeneres bëri një punë të mirë vitin e kaluar, por të gjithë mbajnë mend “selfie”-n e saj. Ndërsa Hugh Jackman, një tjetër ekspert si Harris, e priti të ftuarit në shfaqjen e vitit 2009 dhe la përshtypje të mira.

Prezantuesit e çmimeve Janë 42 persona të paracaktuar për të dorëzuar trofetë gjatë së dielës, nga 80-vjeçarja Shirley MacLaine, deri te 18-vjeçarja Chloe Grace Moretz; nga e nominuara e përvitshme Meryl Streep deri tek i ardhuri i fundit Ansel Elgort. Ndoshta si një përpjekje për të nxitur më shumë shikueshmëri mes të rinjve, vetëm 5 prej prezantuesve janë mbi të 50-tat. Megjithatë ka vend edhe për kritika: më shumë se 1/4-ta e prezantuesve janë me ngjyrë, përfshi Oprah Winfrey dhe aktori i perceptuar si snob, David Oyelowo, të dy nga “Selma”.

Çmimet Vlen të shohësh me më pak vëmendje kandidaturat e mundshme për Oscar të Julianne Moore (aktorja më e mirë, “Still Alice”), J.K. Simmons (aktori më i mirë dytësor, “Whiplash”) and Patricia Arquette (aktorja më e mirë dytësore, “Boyhood”). Përveç tyre, gjërat janë më pak të parashikueshme. “Aktori më i mirë” është një garë mes dy Michael Keaton (“Birdman”) and Eddie Redmayne (“The Theory of Everything”). Po fotografia më e mirë? “Birdman” duket se ka një avantazh të lehtë ndaj “Boyhood”, ndërsa “The Imitation Game” ka qenë pretendent prej kohësh. Ndërsa disa njerëz mendojnë se statusi “komik” i “American Sniper’s” i jep më shumë mundësi, por vështirë se Hollivudi që mbahet për paanshmëri, apo liberalizëm, të kënaqë një film të dashur më së shumti prej amerikanë të krahut të djathtë.

Fjalimet Të gjithë e kemi thuajse një ide se çfarë do të thonë fituesit, nëse fitojnë. Bazuar në të kaluarën, shumë prej tyre nisin të përloten dhe të falënderojnë të afërmit, disa të tjerë personat e vuajtur nga ALS apo Alcajmeri. Disa mund të theksojnë prejardhjen nga breza aktorësh, ndërsa të tjerë mund të falënderojnë kolegët e tyre nëpër filma.

Këngët Gjatë viteve të fundit, Akademia nuk ka ditur se ç’të bëjë me këngët. Herë i ka shfrytëzuar për të përshëndetur diçka, e herë të tjera si justifikime për periudha të shkurtra pushimi për të shkuar në tualet. Ndonjëherë ka qëlluar edhe të mos performohet. Këtë vit do të kemi 5 këngë me histori intriguese të së shkuarës. “Glory”, njëri prej nominimeve që ka marrë filmi “Selma”; “Everything Is Awesome!”, kandidaturë e vetme për “The Lego Movie”; “I’m Not Gonna Miss You”, dedikuar pacientëve me Alcajmer; “Grateful”, i filmit të anashkaluar “Beyond the Lights”; dhe “Lost Stars”, e performuar nga Adam Levine. “Glory” me shumë mundësi do të fitojë, por për herë të parë, “kënga më e mirë” do të jetë një nga kategoritë më të forta të “Oscar”-ve. Ndaj, mos u largoni nga ekrani për të pushuar.

Momentet e paplanifikuara në skenar A e dini që John Travolta do të rikthehet? Një vit pasi ngatërroi emrin e këngëtares Idina Menzel si “Adele Nazeem”, Travolta është ftuar sërish të tregojë veten si prezantues.

E megjithatë le të tregohemi të sinqertë: Shumë prej nesh nuk i shohin çmimet “Oscar” thjesht për të mësuar se kush fitoi, por për skenat e “nxehta dhe të papritura” që mund të ofrojë një transmetim i drejtpërdrejtë. Fjalime me gafa, keqfunksionime të garderobës, mundësitë që dikush mund të thotë diçka të çmendur. Madje një gjë duhet pasur parasysh: Jack Black, Jared Leto dhe Mattheë McConaughey do të flasin gjithashtu “live”… Gjithçka duke nisur nga 23:30 në kanalin T në Digitalb.

Top Channel