“Shqipëria Ime”, Lezha, Kallmeti, Fishta…

20/02/2015 00:00

Udhëtimi i “Shqipëria ime” këtë javë është ndalur në Lezhë, Kallmet, Fishtë dhe zonën e mbrojtur natyrore Kune – Vainë – Talë.

Rreth një orë larg nga Tirana, në veri-perëndim të vendit ndodhet Lezha, një zonë me një histori që daton 4 mijë vite e hershme. Gjurmët e lashtësisë gjenden brenda qytetit antik dhe sipas historianëve qyteti u zhvillua plotësisht nga fundi i shekullit të 4 dhe fillimi i shekullit të 3 Para Erës Sonë.

Peizazhet natyrore, historia, kuzhina dhe traditat e zonave në Lezhë, Fishtë dhe në zonën e mbrojtur natyrore, Kune-Vainë dhe Talë janë në fokusin e reportazhit “Shqipëria Ime” këtë javë.

Top Channel