Supergoli i Pirlos rikthen Juventusin te fitorja

20/02/2015 00:00

Mbrëmjes e së premtes Juventusi arriti fitoren e 17 në Serinë A, duke mposhtur 2-1 Atalantën në “Juventus Stadium”.

Në këtë takim gjithçka u vendos në 45 minutat e para, ku vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të me Migliaccio, por nuk arritën ta mbanin rezultatin as në pjesën e parë.

Të besuarit e Allegri-t reaguan menjëherë pas golit të kundërshtarit duke e rritur ndeshëm presionin dhe rastet për shënim.

Pas një rrëmuje në portën e Atalantës, spanjolli Llorente barazoi shifrat në minutën e 39-të duke u rikthyer të goli pas një mungese të gjatë. Ndërkohë në sekondat e fundit të pjesës së parë, Pirlo nxori nga repertori i tij një goditje të jashtëzakonshme duke e dërguar topin në rrjetë pas gjuajtjes së fuqishme nga rreth 30 metra.

Në pjesën e dytë asnjëra prej ekipeve nuk arriti te goli dhe ndeshja përfundoi 2-1 për vendasit, të cilët rikthen të fitorja pas barazimit të javës së parë ndaj Cezenas.  Juventusi shkoi në kotën 57 pikëve, 10 më shumë se Roma e vendit të dytë që do të luajë të dielën ndaj Veronës.

Ndërkohë, kampionët e Italisë ditën e martë do të presin Dortmundin në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Champions.

Top Channel