Topi: Në zgjedhje kërkojmë aleatë, por…

21/02/2015 00:00

Nga Berati ku mori pjesë në disa takime me strukturat vendore të
partisë, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi deklaroi se forca
që ai drejton synon të hyjë në zgjedhjet për pushtetin vendor në
koalicion për të siguruar votat e mbështetësve të saj.

“Partia jonë synon që në zgjedhjet e pushtetit vendor të shkojë drejt një bashkëpunimi dhe pse deri më sot nuk kemi projektuar gjëra konkrete”, tha Topi.

Ai deklaroi se koalicioni do të vendoset mbi bazën e përafrimit të programeve dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk përjashtoi mundësinë që FRD të hyjë edhe e vetme në këto zgjedhje.

“Ne po pregatitemi që në çdo lloj rrethane të konkurojmë qoftë edhe të vetëm, por dëshira jonë është që të futemi në një kualicion që do të garantojë edhe votat e partisë tonë”, deklaroi Topi.

Top Channel