Obama, në mars takohet me princin Çarls

21/02/2015 00:00

Presidenti Barak Obama do të presë princin Çarls  të Britanisë dhe
bashkëshorten e tij, Kamila, në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama do të takohet me pjesëtarët e familjes mbretërore në Zyrën Ovale. Shtëpia e Bardhë thotë se takimi nënvizon “marrëdhënie speciale” ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë.

Princi Çarls dhe Kamila do të jenë në Uashington si pjesë e një vizite më të gjerë në SHBA.

Shtëpia e Bardhë tha se përgjatë kohës sa janë në Uashington, çifti mbretëror gjithashtu do të vizitojë shtëpinë e George Uashingtonit në Mount Vernon dhe Arkivat Kombëtare, ku princi Çarls do të shënojë 800 përvjetori e ‘Magna Carta’. Obama priti djalin e princit Charles, ëilliam, në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.

Top Channel