Zhduket një gazetar suedez në kufirin Siri – Turqi

21/02/2015 00:00

Një gazetar i pavarur suedez është zhdukur në zonën kufitare Siri-Turqi,
raportoi sot gazeta suedeze ‘Expressen’, pa zbuluar burimet e saj.

Gazetarit nuk iu bë i ditur emri, por u përshkrua se është në të tridhjetat. Ai kishte planifikuar të hynte në një zonë të Sirisë të kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik nëpërmjet qytetin turk Gaziantep, por nuk ka kontaktuar me askënd që katër ditë, njoftoi gazeta.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme suedeze nuk pranoi të komentojë për këtë rast.

Top Channel